Klubi anglez Tottenham ka shprehur interesim për mesfushorin e Kyon Houssem Aouar.
Sipas ‘90min’, Tottenham i është bashkuar ekipeve që kanë shprehur interesim për transferimin e Aouar gjatë afatit kalimtar të vërës.
Interesim për mesfushorin prej kohësh kanë shprehur Arsenal, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, së fundmi edhe Tottenham është futur në garë.
Drejtuesit e Lyon janë duke kaluar një periudhë të vëshirë financiare shkaku i pandemisë së COVID-10, dhe mund të heqin dorë nga mesfushori për një ofertë të konsiderueshme.
23-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me fanellën e Lyon në të gjitha garat, duke realizuar tetë gola dhe katër asistime.