Një tjetër shqiptar transferohet te Interi, zikaltërit sigurojnë talentin e njohur

Futboll

Një tjetër shqiptar transferohet te Interi, zikaltërit sigurojnë talentin e njohur

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 22:03
Kevin Zefi

Një nga talentet më premtues shqiptarë është bërë pjesë e Interit. Kevin Zefi ka vendosur të lërë vendin e tij të lindjes (ka prindër nga Shkodra), Irlandën dhe t’i bashkohet kampionëve të Italisë.

Sumuesi i majtë ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe do bashkohet menjëherë me ekipet zinxhir të zikaltërve.

Zefi ishte një nga më të spikaturit në Irlandë, ku luante me të rinjtë e Shamrock Rovers.

Image

Tashmë ai do ketë shansin të tregojë teknikën dhe cilësitë e tij në Itali. Për të kishte interes edhe nga klube të tjerë. Zefi ka luajtur deri më tani për të rinjtë e Irlandës, teksa FSHF po lëviz prej kohësh për ta afruar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat