Nënkampioni i Kosovës, Drita nga Gjilani, firmos me futbollistin Almir Kryeziu i cili edicionin e kaluar u paraqit për Arbërinë nga Dobraja e Madhe.
Ky është një përforcim i madh për skuadrën nga Gjilani, që ka synime të qarta për edicionin e ri, kërkojnë titullin dhe Kupën e Kosovës.
“Almir Kryeziu vishet bardhë e kaltër
Sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu është përforcimi ynë më i ri, i cili më parë ishte pjesë e KF Arbëria.
Marrëveshja është arritur sot pas një takimi në mes të lojtarit dhe drejtorit sportiv të klubit z. Valon Zymberi ku i pranishëm ishte edhe presidenti i klubit z. Flamur Bunjaku i cili e konkretizoi marrëveshjen.
Kryeziu i cili së fundmi ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21, ka lidhur kontratë me klubin për tre vitet e ardhshme dhe do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në ekip.
Almiri do ti bashkohet menjëherë ekipit dhe të vazhdojë punën nën urdhrat e trajnerit Nuhiu”, njofton FC Drita.