Ronaldinho ka theksuar se Neymar është trashëgimtari i tij tek Brazili.
Fituesi i Topit të Artë të vitit 2005 ishte një ikonë për ekipin kombëtar dhe i ndihmoi ata t’i drejtoheshin lavdisë në Kupës së Botës në vitin 2002 dhe Copa America në 1999.
“Po, pa dyshim, Neymar është trashëgimtari im. Ai është lojtari ynë kryesor, idhulli i brazilianëve”, tha fillimisht Ronaldinho për France Football.
“Ai nuk e ka humbur guximin, driblimin e tij dhe është gjithmonë kënaqësi ta shoh atë në fushë”, përfundoi ai.