Neymar u fiksua i përlotur në bilbilin e fundit të finales së “Copa America”, pasi Argjentina mposhti skuadrën e tij 1-0. Megjithatë, ylli i Brazilit duket se u pajtua me humbjen mjaft shpejt.
Pasi Argjentina mori në duar trofeun, Neymar u fotografua duke qeshur së bashku me shokun e tij të vjetër të ekipit, argjentinasin Lionel Messi, me të cilin ai luajti së bashku me Barcelonën.
Pak më vonë, Neymar dukej më i qetë duke biseduar me shokun e vjetër të skuadrës. Messi dhe Neymar dikur luanin së bashku për Barcelonën, por ishin kundërshtarë në ndeshjen e së shtunës.
Dyshja ndau një moment miqësor në fushë pas bilbilit përfundimtar, me Messin duke ngushëlluar Neymar, pak para se ai të ngjitej për të ngritur trofeun. Ylli brazilian u pa menjëherë duke hequr medaljen e tij nënkampion, pak pasi e mori atë pas ndeshjes.
Megjithë përpjekjet e guximshme të Neymar, ai nuk ishte në gjendje në pjesën e dytë të gjente një mënyrë për Brazilin, që të thyente mbrojtjen kokëfortë të Argjentinës, që ishte vendosur nga trajneri i tyre, Lionel Scaloni.