Britma e Messit u dëgjua më tepër sesa me fishkëllimën e fundit e gjyqtarit Yerry Mina. Ai i kishte humbur në katër finalet e tij të mëparshme me ‘Albicelestet’.
Ndoshta kjo ndaj Brazilit, nuk ishte loja e tij më e mirë, por “Copa América” është më shumë e tija. Argjentina tani do të kalojë një kohë të gjatë, duke kënduar emrin e tij.
Me katër gola, pesë asistime, udhëheqësi i ëndrrës argjentinase, Lionel Messi shpallet “Lojtari më i mirë” dhe “Këpuca e Artë” e “Copa America”. Angel Di Maria vlerësohet si “Njeriu i ndeshjes”, ndërsa Emiliano Martinez cilësohet si “Portieri më i mirë i turneut”…
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/11/auto_E5-7aQlX0AgDHu41625977893.jpg)
Çfarë çastesh për Argjentinën dhe Lionel Messin! Ai ngre trofeun lart, ndërsa qielli mbi “Maracana” është ndriçuar nga fishekzjarret. Një pritje 28-vjeçare ka mbaruar për Argjentinën dhe për Messin. Nderi ndërkombëtar që ai ka dëshiruar gjatë gjithë karrierën e tij më në fund, është plotësuar.