Jo vetëm Achraf Hakimi, Inter mund të bëjë një tjetër shitje të bujshme në merkato.
Është folur shumë për të ardhmen e Lautaro Martinez, i cili nuk ka arritur akoma marrëveshjen me zikaltrit për rinovimin e kontratës.
Kontrata e tij skadon në vitin 2023 dhe shumë klube të mëdha të Europës janë të interesuar, veçanërisht në Spanjë. Real Madrid, Barcelona dhe… Atletico Madrid.
Simeone e pëlqen shumë argjentinasin dhe anasjelltas. Dhe Colchoneros duket se kanë gati një plan për të siguruar Lautaro-n.
Sipas Mundo Deportivo, Atletico Madrid është që të hidhet në sulm për Demin në vitin 2022, një vit para skadencës së kontratës. Me kusht që lojtari të qëndrojë në Milano.