Messi telefonon familjen

Futboll

Messi telefonon familjen

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:04
Messi telefonon Messi

Ashtu si gjatë gjithë Copa America, Lionel Mesi ishte më i miri edhe në finale kundër Brazilit.

Ai nuk shënoi dhe as nuk asistoi në finale, por paraqitja që bëri ishte mëse e mjaftueshëm për ta shpallur Argjentinën kampion, derisa e mbylli turneun me katër gola e pesë asiste.

10-shi magjik i Barcelonës, që ka fituar gjithçka në nivel klubesh, i mungonte një trofe me Argjentinën, dhe pas shumë tentimeve, pas shumë finaleve të humbura – më në fund ia doli.

Trofeu që i mungonte, tashmë është në sirtarin e Messit dhe 34-vjeçari pas shumë e shumë kritikave, tani mund të flejë i qet, edhe pasi t’i varë atletet.

Menjëherë pas finales, ai telefonoi familjen, duke festuar me ta trofeun e parë me Argjentinën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat