John Stones ishte i pranishëm në konferencën e djeshme për shtyp të anglezëve dhe preku edhe një herë penalltinë e diskutuar kundër Danimarkës.
“E pashë dhe ishte penallti. Arbitri mori vendimin e duhur. Nuk dua të hyj në polemika, por siç e pashë unë, ishte një vendim i drejtë”.
Pastaj, i pyetur se si do të ndryshonte jeta e tij nëse do të triumfojë nesër kundër Italisë, mbrojtësi i Mançester Sitit tha: “As nuk guxoj ta mendoj.
Është një arritje e jashtëzakonshme që jemi në ‘Wembley’ dhe fakti që e luajmë në shtëpi finalen e bën akoma më shumë speciale. Është diçka që e kishim ëndërruar që në fillim të turneut. Kemi fituar shumë eksperiencë dhe jemi gati për të dielën. Duam trofeun”.