Mbrojtësi Giorgio Chiellini do të mbetet në Juventus.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Chiellini do të nënshkruajë kontratën e tij të re me Juventusin javën e ardhshme.
Mbrojtësi do të nënshkruajë kontratë një-vjeçare, që do ta mbajë atë në ‘Allianz Stadium’ deri në qershor të vitit 2022.
36-vjeçari, është aktualisht duke marrë pjesë me Kombëtaren e Italisë në “Euro 2020” ku nesër do të përballen në finale kundër Anglisë.
Italiani, sezonin e kaluar zhvilloi 25 ndeshjen me fanellën e ‘Zonjës së Vjetër’ në të gjitha garat duke bërë dy asistime.