Zëvendësuesi i Wijnaldum, Liverpool interesohet për mesfushorin belg

Futboll

Zëvendësuesi i Wijnaldum, Liverpool interesohet për mesfushorin belg

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:41
Jurgen Klopp dhe Georginio Wijnaldum

Jurgen Klopp pret një dhuratë nga merkato. Në mesfushë duhet zëvendësuar Georgino Wijnaldum, i cili u transferua te PSG si lojtar me parametra zero.

“The Reds” kanë hedhur sytë nga Leicester City dhe synojnë të sigurojnë shërbimet e Youri Tielemans, mesfushorit belg (43 ndeshje dhe 4 gola me kombëtaren).

24-vjeçari aktivizohet në qendër të mesfushës dhe i bën mirë të dy fazat e lojës, aftësi që vlerësohet shumë nga trajneri gjerman.

Mediet angleze shkruajnë se Liverpool kanë nisur nga puna dhe së shpejti do të paraqesin ofertën e parë zyrtare për Tielemans, i cili vlerësohet rreth 50 milion euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat