Italia dhe Anglia do të përballen në Wembley mbrëmjen e sotme për trofeun e kampionit të Europës.
Një takim me historinë për dy kombëtaret, trajnerët e të cilave duket se kanë pak dyshime në lidhje me formacionet.
Roberto Mancini pritet t’i besojë përsëri Emerson Palmieri-t në krahun e majtë të mbrojtjes, me Immobile-n që do të udhëheqë përsëri sulmin i mbështetur nga Chiesa dhe Insigne.
Soutghate, nga ana tjetër, duke parë se Foden është në dyshim, duket se do të konfirmojë Sterling, Mount dhe Saka mbrapa krahëve të Harry Kane.
Nuk parashikohen ndryshime as në mesfushë, me dyshen Rice-Phillips që do të luajnë para mbrojtjes.