Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, takohet me trajnerin e mirënjohur, Fabio Capello.
Lajmin e ka bërë të ditur vet presidenti i FFK-së.
“Me strategun e futbollit, Fabio Capello.
Karriera e tij si futbollist dhe përvoja e tij menaxheriale në futboll është enciklopedi në veti!”, ka shkruar Ademi.
Para disa vitesh edhe Mexhit Devaja, në ato vite president i Federatës së Hendbollit të Kosovës, e pati takuar Capellon, lajm që kishte bërë bujë.
Ky takim i Ademit është domethënës me Capellon, për faktin se e ka njoftuar edhe për shtetin më të ri në botë.