Kryetrajneri i Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, nuk dorëzohet në asnjë mënyrë, por zotohet se me angazhim e lojë të mirë do ta përmbysin humbjen me 2:0 nga Shkupi, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikuese të Conference League në futboll.
Batatina është optimist i madh dhe sipas tij, do të vazhdojnë fuqishëm.
Ndeshja luhet të enjten e 15 korrikut (20.00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Vazhdojmë fuqishëm. Jam në luftë ende, vetëm një betejë e kam humbur, luftën dua ta fitoj”, ka shkruar Batatina.