Klubi i futbollit Vushtrria po riorganizohet sa më mirë që të rikthehen në Ligën e Parë të Kosovës.
Vushtrriasit po përforcohen me futbollistë që të janë sa më të kompletuar për edicionin e ri në ligën e dytë.
“Rikthehet Etrit Halimi.
Klubi ynë falënderon Halimin për gatishmërinë dhe vullnetin që të jetë pjesë e jona, ku klubi me lojtar që e japin zemrën për fitore e ka synim të rikthehet sa më lartë aty e meriton!”, njofton KF Vushtrria.