Klubi anglez Chelsea ka shprehur interesim për mesfushorin e Rennes Eduardo Camavinga.
Sipas ‘The Mirror’, Chelsea ka kontaktuar Rennes në lidhje me një transferim të mundshëm të Camavingas gjatë afatit kalimtar të verës.
Drejtori i ‘The Blues’, Petr Cech gjatë karrierës së tij ka luajtur në Rennes dhe ka ende disa shokë të mirë në France, ai po shpreson që me ndihmën e tyre të arrij ta transferojë mesfushorin e talentuar në “Stamford Bridge”.
Në anën tjetër Man Utd prej kohësh është lidhur me një transferim të mundshëm të 18-vjeçari, dhe duket se do të kemi një ‘derbi’ anglez në merkato.
Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me klubin e tij në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe tre asistime.