Pavarësisht zhgënjimit për humbjen e pësuar në finalen e Copa America kundër Argjentinës, Ronaldinho nuk e ka humbur besimin te pesë herë kampionët e botës dhe veçanërisht te Neymar, të cilin ish-numri 10 e ka zgjedhur si pasardhësin e tij.
“Nëse Neymar është pasardhësi im te Brazili. Po, pa asnjë dyshim, është pasardhësi im. Është protagonisti ynë, idhulli i brazilianëve. Nuk e ka humbur guximin dhe është gjithmonë bukur ta shohësh në fushë”, ka thënë ish-ylli për FranceFootballDinho.
“Mbappe? Më kujton pak Ronaldo-n. Më pëlqen shumë ky djalosh.
Është një lojtar i madh, me shumë talent. Ka të gjitha cilësitë për ta fituar Topin e Artë. Më pëlqen t’i shikoj ndeshjet e tij, veçanërisht kur luan me Neymar te PSG”.