Sonte (e diel) do të zhvillohet finalja e madhe e Kampionatit Evropian.
Në finalen e “Euro 2020” do të takohen Italia dhe Anglia. Italianët e kërkojnë titullin e kampionit të Evropës për herën e dytë, kurse anglezët për herë të parë.
Në mesin e shumë të tjerëve, edhe këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është një nga përkrahëset e “Tre Luanëve”.
“Po vjen në shtëpi” – ka shkruar këngëtarja nga Kosova, teksa është shfaqur me fanellën e Anglisë.