Manchester United, tërhiqet nga gara për Harry Kane!
Harry Kane nuk bën pjesë në planet e Manchester United. Kanë qenë vetë drejtuesit e klubit nga Old Trafford që kanë konfirmuar një lajm të tillë.
Afrimi i Jadon Sanchos nga Borussia Dortmund i cili ende nuk është zyrtarizuar ka bërë që te United tashmë të mendojnë për transferimin e një qëndërmbrojtësi me peshë dhe objektiv primar është Raphael Varane.
Kështu që dyert për Kane janë të mbyllura pasi pjesën tjetër të parave që kanë për të shpenzuar në këtë merkato verore, Djajtë e Kuq do t’i shpenzojnë për një qëndërmbrojtës.