Itali - Angli? Gazetarja spanjolle parashikon finalen e Kampionatit Evropian

Futboll

Itali - Angli? Gazetarja spanjolle parashikon finalen e Kampionatit Evropian

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 18:40
Antia Andre

Antia Andre është njëra ndër gazetaret më të njohura spanjolle e me shumë përvojë të madhe, e cila ka përcjellur në vazhdimësi nga afër kombëtaren spanjolle dhe kompeticionet ndërkombëtare.

Gazetarja e njohur spanjolle në një pronocim ekskluziv ka parashikuar fituesin e finales së sontme.

Ajo tha se pavarësisht se Italia ka bërë një paraqitje shumë të mirë, do të ishte një gjë e shkëlqyeshme nëse Anglia do ta fitonte këtë kompeticion.

“Pavarësisht mendoj se Italia bëri një paraqitje shumë të mirë dhe e meriton më shumë, Anglia po ë fitonte në “Wembley” do të ishte një fund i shkëlqyeshëm për këtë Kampionat Evropian”, tha Antia Andre.

Më pas ajo dha edhe parashikimin e rezultatit për këtë takim.

“Parashikimi im për këtë ndeshje është 2-1 për Anglinë“, përfundoi ajo.

Ndeshja e sontme zhvillohet në ora 21:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat