Trazira para Stadiumit Wembley: Tifozët tentojnë të futën brenda pa bileta
Qindra tifozë kanë tentuar të futën brenda stadiumit Wembley pa bileta, duke shkaktuar trazira në prag të ndeshjes finale të Euro 2020 mes Italisë dhe Anglisë.
Italia dhe Anglia do të luftojnë sonte në orën 21:00 në Wembley për kurorën evropiane.
Në këtë finale, përkundër masave kundër COVID-19, të pranishëm në stadium do të jenë 60 mijë tifozë, më së shumti deri tani në Wembley.
Kjo është hera e parë që Anglia arrin në finale të një evropiani dhe finalja e parë në një turne të madh në 55 vitet e fundit, që prej triumfit në Kupën e Botës më 1966.
Që prej orëve të hershëm të mëngjesit të sotëm, tifozë të shumë janë mbledhur në sheshet e Londrës dhe pranë stadiumit ku do të zhvillohet takimi.
Shumë prej tyre e kanë bllokuar një hyrje të stadiumit duke tentuar të futen pa bileta.
I është dashur policisë britanike të ndërhyjë për ta shpërndarë turmën më pak se dy orë para takimit.