Të gjithë anglezët po e presin me entuziazëm finalen e Kampionatit të EURO 2020 që do të zhvillohet të dielën në mes Anglisë dhe Italisë, duke vërshuar kështu internetin me urime e me bindje që Anglia do të fitojë.
Madje edhe Mbretëresha Elizabetë u përfshi në këtë atmosferë festive, ku përpara finales së sotme i ka dërguar një letër urimi trajnerit të ekipit të Anglisë, Gareth Southgate, duke i dëshiruar suksese në ndeshjen që do ta zhvillojnë kundër Italisë.
Por interesantja e krejt kësaj letre është një mesazh i ashtuquajtur “i fshehtë” i pikasur nga një tifoz i zjarrtë i Anglisë, i cili pretendon se aty është shkruar “it’s coming home” që do të thotë se kupa po kthehet në shtëpi.
Mbretëresha në këtë letër ka rikujtuar edhe emocionet që kishte përjetuar 55 vjet më parë kur prezantoi Kupën e Botës Bobby Moore, në të cilën thotë se ka parë se çfarë do të thotë për lojtarët, menaxhimin dhe stafin ndihmës të fitojë finalen e një turneu të madh ndërkombëtar të futbollit.
Ajo nuk është e vetmja nga shtëpia mbretërore që i ka dërguar urimet e saj më të mira skuadrës së Anglisë. Edhe nipi i saj Princi William ka dërguar një mesazh në të cilin edhe ai e nxiti ekipin që kupën futbollistët ta sjellin në shtëpi.
Kjo për anglezët është hera e parë në histori që arrijnë në finalen e një Kampionati Evropian.