Florian Riza ka komentuar ndeshjen mes Italisë dhe Anglisë, ku kjo e fundit deri më tani është në avantazh.
Ai tha se goli i shënuar në një kohë kaq të shkurtës erdhi si rezultat i një aksioni të përkryer, dhe një neglizhence të paparë të futbollistit të Italisë, Federico Chiesa.
"Goli erdhi si rezultat i një aksioni të përkryer, dhe një neglizhence të paparë të Federico Chiesa. Nuk lejohen që në ndeshje të tilla të ketë pozicione të tilla. Kundërshtarin je i detyruar ta mbrosh në të gjitha fushat.
Kjo tolerancë çoi në shënimin e golit. Megjithatë loja është e hapur. Vështirësitë më të mëdha janë në krah të Italisë. "