Italia u shpall kampione Europe duke triumfuar kundër Anglisë në një finale të vuajtur mes shtesash dhe penalltish.
Padyshim njeriu i kësaj ndeshje është Leonardo Bonuçi. Mbrojtësi axurr realizoi golin e barazimit në momentin e duhur duke i dhënë besimin e madh Italisë për të ngritur trofeun.
Jo vetëm goli i realizuar, por Bonuçi ishte dhe në një superformë në repartin e tij në mbrojtje duke bllokuar disa aksione të rrezikshme të anglezëve.
Fundja, në finale të tilla vlen rezultati dhe jo performanca, dhe Bonuçi është heroi i Italisë.