Italia është kampioni i ri i Evropës pas fitores ndaj Anglisë.
“Azzurët” fituan në penallti ndaj Anglisë me rezultat 3 – 2, pasi koha e rregullt dhe shtesa mbaroi barazim 1 – 1.
Ndër më meritorët që Italia shkoi në vazhdime, ishte Leonardo Bonucci që realizoi gol në minutën e 67-të dhe ishte i padiskutueshëm në mbrojtje.
UEFA e ka shpallur italianin si lojtari më i mirë i këtij takimi.
Ndërkohë, Italia tani është për herë të dytë në histori Kampion i Evropës, ngase e kishte fituar këtë epitet edhe para 53 viteve.