Malisheva ka mbetur pa një ndër lojtarët kyç të skuadrës.
Mbrojtësi i krahut, Viktor Kuka ka njoftuar se ka ndarë rrugët me klubin e promovuar së fundmi në elitën e futbollit kosovar.
Kuka në Facebook ka njoftuar se nga sot është lojtar i lirë, ndërkohë që ka falënderuar klubin e Malishevës.
“Pershendetje dua t’ju njoftojë se që nga sot jam lojtar i lirë. Faleminderit FC Malisheva”, ka shkruar Kuka në llogarinë e tij në rrjetin social.
31-vjeçari gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e shumë skuadrave kosovare dhe jo vetëm.
Feronikeli, Ferizaj, Drita, Llapi e Prishtina ishin skuadrat tjera në Koosvë ku Kuka ka bërë karrierë.