Anglezët kanë shpërthyer në dhunë dhe urrejtje ndaj lojtarëve me ngjyrë që humben penalltitë në ndeshjen finale me Italinë dhe duket se Bukayo Saka është njeriu më i urryer për tifozerinë angleze pas asaj penalltie të humbur.
Në rrugët e Londrës, tifozët britanikë duken të frustruar dhe të nxehur pas atij 11-metërshi dhe në rrugë kanë kapur një person që kishte ngjashmëri me sulmuesin anësor të Arsenalit.
Në videon, e cila u bë virale, duken fansat e kombëtares së “3 Luanëve” gati për ta goditur, por më pas kuptuan se kishin ngatërruar person.
England fans attacked man thinking it was Bukayo Saka!!! Wtf is wrong with people? ? pic.twitter.com/EfMc2w2QY4
— K ? (@Supportblkk) July 11, 2021
Një situatë e pahijshme kjo duke parë se Saka tani është njeriu më i sulmuar për momentin.
Siç duket tifozët anglezë nuk janë ende gati për titull. Fillimisht duhet ndryshuar sjellja, sepse vetëm njëri nga ekipet do fitonte.