Gjiganti spanjoll Barcelona ka shrpehur interesim për mesfushorin e Lille Renato Sanches.
Sipas ‘Le10Sport’, Barcelona dëshiron transferimin e Sanches gjatë afatit kalimtar të verës.
‘Blaugranët’ nuk janë në gjendje të mirë financiare por forma e mirë e Sanches në “Euro 2020” me Kombëtaren e Portugalisë, ka nxitur drejtuesit e klubit spanjoll të mendojnë të gjejnë zgjidhje për transferimin e tij.
Përveç Barçes interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe disa skuadra evropiane si Tottenham, Juventus, Arsenal.
Çmimi i mesfushorit në treg po vlerësohet të jetë rreth 30 milionë euro.
Sanches sezonin e kaluar zhvilloi 29 paraqitje me fanellën e Lille në të gjitha garat, duke realizuar një gol dhe katër asistime.