Klubi anglez Arsenal ka shprehur interesim për mesfushorin Ruben Neves.
Sipas ‘Record’, Arsenal ka nisur bisedimet me drejtuesit e Wolves për transferimin e mesfushorit Neves gjatë afatit kalimtar të verës.
Gunners, prej kohës kanë shfaqur interesim për mesfushorin por ende nuk kanë përmbush kërkesen financiare të Wolverhampton që po kërkon 40 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin.
24-vjeçari, ka kontratë me Wolves deri më 30 qershor te vitit 2024.
Portugezi, sezonin e kaluar zhvilloi 40 paraqitje me skuadrën e tij, duke realizuar pesë gola dhe dy asistime.