Ky lojtar ndërpren kontratën me Interin

Futboll

Ky lojtar ndërpren kontratën me Interin

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 18:58
Joao Mario

Inter ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës me futbollistin Joao Mario.

Mario nuk ishte pjesë e projektit të Simeone Inzaghit, derisa ka ndërprerë kontratën dhe tani është agjent i lirë.

Komunikata e Interit:

“Inter njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Joao Mario për ndërprerjen e kontratës”.

Ndërkohë, Mario në ditët në vijim do kompletojë transferimin te Benfica.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat