Lyon është në negociata me Ajax për transferimin e mundshëm të portierit Andre Onana, pavarësisht spekulimeve që kërkohet nga Arsenal.
Arsenal dhe Inter shiheshin si destinacionet e mundshme për Onana në verë, por mesa duket Lyon është afër ta ‘rrëmbejë’ portierin gjatë verës.
Agjenti i portierit, Albert Botines ka konfirmuar bisedimet mes dy klubeve.
“Lyon është shumë i interesuar. Dy klubet janë në bisedime”, tha ai për Voetbal Primeur.
Onana që nëntë muaj është jashtë fushës pasi theu rregullat për doping, kurse do rikthehet në stërvitje në shtator.