Telenovela “Joao Mario” merr fundin te Interi…
Mesfushori ka ndërruar skuadër, por jo qytet dhe as kampionat.
Mesfushori u shpall kampion i Portugalisë sezonin e fundit me Sportingun e Lisbonës.
Sezonin e ardhshëm do e shohim pjesë të Benfica-s, “armiqve” të urryer të kampionëve, me tifozët e Sportingut që e kanë pritur shumë keq këtë lëvizje.
Fabrizio Romano shkruan se Rui Costa, i cili u shpall presidenti i “Shqiponjave të Lisbonës” tre ditë më parë, ka arritur akordin final me lojtarin 28-vjeçar dhe agjentin e tij.
Joao Mario preferonte qëndrimin te Sportingu, por këta të fundit nuk ia dolën të gjejnë një marrëveshje me Interin, që zotëron kartonin e futbollistit.
6 milion euro rrogë përfiton lojtari, i cili nuk bën pjesë në planet e Interit.
Agjenti i tij i ka rënë dakord me drejtuesit e klubit italian për të ndërprerë bashkëpunimin.
Një gjë e tillë lejon Joao Marion të firmosë menjëherë me Benfica.
Akordi me Rui Costën është 4-vjeçar, pra do të jetë lojtar i Benfikës deri në verën e vitit 2025.