Barcelona ka shprehur interesim për yllin e Lilles, Renato Sanches, por katalunasit nuk mund ta realizojnë marrëveshjen.
Sancho zhvilloi rol të rëndësishëm te Lille edicionin e kaluar që fituan Ligue 1, derisa vazhdoi me shkëlqimin edhe me Portugalinë në “Euro 2020”.
Forma e mirë e 23-vjeçarit ka fituar vëmendjen e top gjigantëve evropianë, ndër ta edhe Barcelonës.
Sidoqoftë, sipas Le10 Sport, Barcelona nuk mund ta financojë transferimin shkaku i gjendjes financiare.
Katalunasit janë në krizë financiare, sa që nuk kanë arritur t’i regjistrojnë as lojtarët që i kanë transferuar.
Për këtë arsye, Barcelona është tërhequr nga gara për Sanches, derisa Liverpool mbetet favorit për portugezin.