Arsenal dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për huazimin njëvjeçar të mbrojtësit William Saliba.
Ish lojtari i Saint-Etienne ende nuk ka debutuar me “Topçinjtë”, ngase kaloi pjesën e dytë të edicionit 2020/21 huazim te Nice.
Saliba menjëherë u bë zgjedhje e parë te Nice dhe impresionoi me 20 paraqitje në Ligue 1, derisa kishte sugjerime që do të ketë mundësinë të tregojë vetën në parapërgatitjet me ekipin e parë të Arsenalit.
Sidoqoftë, Athletic, raporton se francezi do huazohet për herë të tretë, ngase edicionin e ardhshëm do ta kalojë te Marseille.
Ky do jetë vetëm huazim pa mundësi blerje, ngase lojtari mbetet në projektin afatgjatë të Mikel Artetas.