Rui Patricio do të jetë portieri i ri Romës dhe kjo është vetëm çështje orës.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se portugezi do të jetë në Itali në orët në vijim.
Portieri i Portugalisë dhe i Wolverhampton do të bëjë vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë me klubin kryeqytetas.
Rui Patricio do të jetë firma e parë e Romës së Jose Mourinho, që pritet të përforcohet edhe më tej në këtë merkato.