Arsenal përgatit ofertë për Isco Alarcon

Futboll

Arsenal përgatit ofertë për Isco Alarcon

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 23:21
Isco Alarcon

Real Madrid duhet të lirojë disa lojtarë në mënyrë që të gjejë bilancin nga ana financiare.

Shkaku i krizës financiare, klubi madrilen i ka duart e lidhura dhe nëse duan të përforcohen duhet të shesin disa lojtarë.

Disa lojtarë priten të largohen, përfshirë edhe mesfushorin Isco Alarcon.

Arritja e Carlo Ancelottit ka bërë që spanjolli të dëshirojë të qëndrojë në Madrid, por nëse një ofertë e mirë vjen, atëherë “Los Blancos” do e shesin.

Sipas Todo Fichajes, Arsenal është i gatshëm të paguajë 15 milionë euro për ish yllin e Malagas.

“Topçinjtë” edhe në të kaluarën kanë qenë të interesuar për mesfushorin që admirohet shumë nga Mikel Arteta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat