Princi William ka dënuar ashpër fyerjet raciste në mediat sociale në adresën e tre lojtarëve që dështuan nga goditjet e penalltive mbrëmë kundër Italisë, Sancho, Rashford dhe Saka.
Ky është komenti i tij në Twitter:
“Unë jam i neveritur nga fyerjet raciste të drejtuara ndaj lojtarëve të Anglisë pas ndeshjes së mbrëmshme. Është absolutisht e papranueshme që lojtarët duhet të durojnë këtë sjellje të neveritshme.
Ajo duhet të ndalet tani dhe të gjithë të përfshirët duhet të arrestohen”, shkruan William.