Trajneri i Ferencvarosit, Peter Stoger, është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Prishtinën.
“Timonieri” austriak, i cilësoi “bardhekaltërit” si një skuadër të mirë përgatitur dhe të fortë fizikisht.
Ai nder tjera shtoi se edhe janë në pozitë të mirë, por që edhe në këtë ndeshje duhet të japin me të mirën pasi ende asgjë nuk ka përfunduar.
“Jemi në pozitë te mirë, e kemi rezultatin 3-0. Por ende s’ka përfunduar asgjë, i kemi edhe 90 minuta. Duhet të mbajmë motivin lartë dhe përgjegjësinë maksimale dhe kemi mundësi të artë të kalojmë tutje. Gjithkush do te donte të ishte stadiumi i mbushur. Por, tani jemi mësuar me këtë atmosferë dhe s’ mund të themi se është apo nuk është avantazh për ne. Por, patjetër që do të dëshironim të ishin tribunat e mbushura me shikues. Shpresojmë shpejtë të përmirësohet kjo situatë”, deklaroi fillimisht Stoger në konferencën për medie.
“Me e rëndësishme është të luajmë sigurt, shpejtë, ta ruajmë topin. Dua të kontrollojmë më shumë situatën në mbrojtje, mos të na ndodhin lëshimet e ndeshjes së pare dhe që t’i shfrytëzojmë rastet e krijuara. Normalisht, pres kundërshtar i cili donë të rrezikoj më shumë, sepse s’kanë çfarë të humbasin pas rezultatit 3-0. Janë skuadër e mirë teknike, fizikisht janë të fortë. Por, ne duhet të sillemi saktësisht profesionalisht”, shtoi tutje.
“Ne do të luajmë me përbërjen më të mirë, si gjithmonë si në çdo ndeshje tjetër. Kjo është me rëndësi për mua, të luajnë futbollistët më të përgatitur të momentit”, përfundoi ai.
Prishtina sonte nga 20:00 e mirëpret skuadrën e Ferencvarosit, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve, ku në ndeshjen e parë kryeqytetasit pësuan humbje me rezultat 3:0.