Sot më turin e parë eliminator të Champions-it do të zbresin në fushë 3 skuadra shqiptare, Teuta, Shkëndija dhe Prishtina, të cilat do të luajnë ndeshjen e dytë të kësaj faze.
Në orën 19:00, Teuta do të sfidojë Sherifin e Tiraspolit në Moldavi pas atij rezultati zhgënjyes 0-4 në stadiumin “Niko Dovana”. Skuadra e Edi Martinit don të kërkojë mrekullinë edhe pse praktikisht duket si një mision i pamundur.
Në orën 20:00, Prishtina do të sfidojë Ferencvaroshin e Uzunit në stadiumin “Fadil Vokrrin”, ku edhe për skuadrën e Zekerija Ramadanit njësoj si Teuta duket si një mision i pamundur pasi u mposhtën në Hungari me rezultatin 3-0.
Në orën 20:00, Shkëndija e Tetovës do të luaj ndaj Murës në Sloveni ku synon përmbysjen dhe kualifikimin pas asaj humbjeje që pësoi në Shkup një javë më parë me rezultatin 0-1.