Donnarumma: Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar

Futboll

Donnarumma: Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 11:34
Donnarumma: Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar

Gianluiggi Donnaruma ishte heroi i Italisë në finalen e kampionatit Europian. 11 mertërshi i pritur prej tij e dërgoi skuadrën e kaltër në majën e Europës, megjithatë pati një moment që ka bërë kurioz shumë njerëz, mungesa e festimit nga ana e portierit menjëherë pasi neutralizoi goditjen e Saka, atë çast e ka sqaruar vetë protagonist.

“Betohem që nuk e kuptova që kishte mbaruar. Pashë nga gjyqtari nëse ishte gjithçka në rregull me penalltinë e pritur, e më pas mu lëshuan shokët e skuadrës dhe sërish nuk po kuptoja asgjë, derisa shpërtheu festa. Kur e humbi Jorginho mendova që nuk do fitonim më, por për fat i’a dolëm.”

Më pas ai që u shpall lojtari më i mirë i turneut foli edhe për Milanin, klubi që e rriti, e bëri të debutonte në Serinë A, por që nuk do të vijojë më të jetë klubi i tij sepse 22-vjeçari vendosi të largohej me parametër zero drejt PSG.

“Për momentin po shijoj kupën, do shkoj me pushime e më pas do flas për të gjitha. A më vjen keq që u largova?! Do jem gjithmonë një tifoz i Milanit, më pas do e them dhe unë versionin tim. Do jem gjithnjë kuqezi dhe i uroj çdo të mirë skuadrës, Topi i Artë? Kam dëgjuar që flitet, por nuk e mendoj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat