Mesfushori i Kosovës, Valon Berisha është rikthyer fushës së blertë, pas lëndimit të pësuar që e mbajti atë jashtë afro katër muaj.
Berisha ishte lënduar më 4 prill në ndeshjen ndaj Ren-it në kuadër të Ligue 1 dhe që atëherë nuk ka bërë ndonjë paraqitje as për klubin as për kombëtaren e Kosovës.
Ai është rikthyer në fushë, duke zhvilluar 45 minuta lojë në ndeshjen miqësore ndaj Okserit. Berisha përmes llogarisë së tij në Instagram, u shpreh i kënaqur me rikthimin.
“45 minutat e parë në tre muaj, kënaqësia e rikthimit në fushë është e papërshkrueshme”, shkroi Valon Berisha.