Atalanta ka piketuar Jeremie Boga të Sassuolos për të përforcuar repartin e sulmit për sezonin e ardhshëm.
Bergamaskët kanë nisur menjëherë bisedimet me drejtuesit e Sassuolos për të siguruar shërbimet e 24-vjeçarit, i cili shikohet si zëvendësuesi ideal i Josip Iliçiç, i cili me shumë mundësi do të largohet nga skuadra, pasi drejtuesit nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës.
Slloveni është i lidhur me bergamaskët deri në vitin 2022, të cilët për të mos e humbur me parameter zero vitin e ardhshëm kanë dhënë “ok” për shitjen e tij gjatë kësaj merkato vere.
Me shumën që do të përfitojnë nga shitja e 33-vjeçarit, Atalanta do të synojë pikërisht Jeremie Boga.