Pique thumbon sërish Italinë!

Futboll

Pique thumbon sërish Italinë!

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 12:17
Pique thumbon sërish Italinë!

Duket se Gerard Piqué nuk e ka tretur ende plotësisht eliminimin e Spanjës në Euro 2020.

Mbrojtësi i Barcelonës ka sulmuar sërish Italinë. Së pari ai ka komplimentuar ekipin e Roberto Mancinit në Twitter: (“Italia fitoi me meritë Euro 2020.

Urime, ekipi kombëtar më i mirë në të gjithë kompeticionin”), dhe më pas: “Sigurisht, fakti që Italia ishte e para që nisi serinë e penalltive i ndihmoi jo pak ata. Kjo i  lejoi ata të humbasin një penallti, si kundër Spanjës dhe më pas të mbanin sërish shpresat gjallë”.

Humbja spanjolle dhemb akoma pasi është goditja e dytë ndaj Italisë në pak ditë.

Qëndërmbrojtësi i  Barcelonës  kishte deklaruar, pas gjysmëfinales me Spanjën, se të kaltërit  e Mancinit kishin qenë “favoritët” në momentin e goditjes së 11 metershave ndaj La Rojas. Gjithashtu në mediat sociale, ai shkroi: “Nuk është rastësi që katër ndeshjet që përfunduan me penallti në Euro 2020 dhe në Copa America u fituan nga ata që filluan t’i godisnin të parët, nuk duket e drejtë që një monedhë të bën të fillosh në disavantazh".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat