Tashmë është bërë në modë nisja e peticioneve online ku kërkohet riluajtja e ndeshjeve dhe nuk kishte si të ndodhte as me Angli-Itali.
Orët e fundit ka një përhapje masive të thirrjeve, kërkesave apo nismave për të riluajtur finalen e Kampionatit Europian.
Tifozët anglezë janë rikthyer në sulm për të rindezur shpresat e “It’s coming home”, duke grumbulluar në pak orë mbi 53 mijë firma.
Arbitrin Kuipers e cilësojnë si përgjegjës, pasi nuk nxorri me karton të kuq Chiellinin në faullin ndaj Saka, të cilin e mbajti nga fanella.
Tifozët pretendojnë se kartoni i kuq në minutën e 96’ do të ndryshonte fatin e ndeshjes. Po duket të kuptojmë se shanset janë zero që ndeshja të riluhet, ashtu siç ndodhi edhe me ndeshjen Zvicër-Francë, ku u mblodhën mbi 200 mijë firma.
Kampione mbetet Italia deri në Europianin e ardhshëm. Ajo synon të pushtojë botën.