Interi e shpalos fanellën e parë për sezonin e ri

Futboll

Interi e shpalos fanellën e parë për sezonin e ri

Më: 13 korrik 2021 Në ora: 13:35
Interi e shpalos fanellën e parë për sezonin e ri

Interi e ka shpalosur fanellën e parë për sezonin e ri 2021/22, me të cilat do t’i zhvillojë ndeshjet në shtëpi.

Fanella e re ka dizajn gjarpri dhe zikaltrit e kanë cilësuar si të duhurën për t’u përballur me sfidat e së ardhmes.

Mbappe i dërgon mesazh Marcus Rashfordit, pas penalltisë së humbur në finale të Euro 2020

Interi e fitoi titullin në Serie A sezonin e kaluar pas një pritjeje prej 11 vjetëve me një fanellë me vija asimetrike dhe tani e ka zbuluar një dizajn tjetër të jashtëzakonshëm për fanellën e parë.

Fanella e re do të ketë vija në formë gjarpri dhe natyrisht emblemën e re të klubit.

“Gjarpri e heq lëkurën, për t’u përballur më mirë me sfidat e reja. Ne e mirëpresim fanellën e re për sezonin 2021/22, fanella e parë me emblemën e re”, shkroi Interi në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat