Lojtari i Milanit, Manuel Locatelli ka folur për të ardhmen e tij.
Ai tha se deri më tash ka qenë i përqendruar te Italia.
“Unë vërtet nuk kam menduar për klubin tim të ardhshëm deri tani, isha i përqendruar në ekipin kombëtar. Nga nesër do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Locatelli për gazetarin e mirënjohur italian, Fabrizio Romano.
Mesfushori italian është në formë huazimi në Sassuolo që nga viti 2019.
23-vjeçari iu bashkua Milanit në 2016, ku pas paraqitjeve jo të mira në skuadër ai u huazua në Sassuolo.
Vlen të theksohet se heroi i Italisë në ndeshjen kundër Zvicrës, shënoi dy herë në secilën pjesë për të ndihmuar Italinë të bëhej skuadra e parë që shkoi në fazën e raundit të 16 të garës në Kampionatin Evropian “EURO 2020”.