Presidenti Roman Abramovich ia ka garantuar fondet Chelseat për të transferuar yllin e Borussia Dortmundit Erling Haaland këtë verë, ku sipas shumë spekulimeve thuhet se “Blutë” po përgatisin një ofertë prej 175 milionë eurosh.
Për yllin 20 vjeçar kanë shprehur interesim tre skuadra të mëdha evropiane, ku në mars të këtij viti ishte bërë e ditur që njëra nga skuadrat e interesuara në Haaland është edhe Chelsea.
Përveç Chelseat, interesim në yllin norvegjez ka shprehur edhe kampioni i Premier Ligës Erling Haaland dhe gjiganti spanjoll Real Madridi.
Tani, siç raportohet nga “Bild”, Abramovich ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e Haaland, duke i garantuar “Bluve” edhe paratë për të siguruar shërbimet e tij.
Spekulohet se për të krijuar ato fonde, Chelsea po shikon që të shesë lojtarët si Callum Hudson-Odoi, Tammy Abraham dhe Hakim Ziyech.