Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Marcus Rashford.
Marcus Rashford njihet si ekzekutues ideal i penalltive, por në finalen e “Euro 2020” kundër Italisë ai e humbi penalltinë e parë.
Rashford reagoi në profilin e tij social duke treguar zhgënjimin e madh të rij, por më pas u kritikua dhe u fye në baza racore nga tifozët anglezë.
Në mbrojtje të tij doli Ole Gunnar Solskjaer, i cili u ndal të flasë për karakterin e fortë të tij.
“Unë mendoj që është një indikator i një karakteri të fortë kur ju merrni përgjegjësinë e penalltisë, gjithashtu edhe pasojat e saj”, tha ai.
“Ju mund të jeni heroi, ose ai që e humbi atë, por ky është futbolli”, tha Solskjaer.
“Jam i sigurt që Marcus do ta mbajë kokën lartë dhe në të ardhmen do të thotë që do ta marrë një penallti për ne”, përfundoi Ole Gunnar Solskjer.