Mediat lokale në Tiraspol kanë injoruar konferencat për shtyp në prag të Sherif-Teuta.
“Panorama Sport” mëson se trajneri Edi Martini është paraqitur në orën 18:45 në sallën e konferencave, por asnjë gazetar nuk ka qenë i pranishëm në ambientet e stadiumit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me trajnerin e Sherifit, Juri Vernidub.
Gjithsesi, faqja zyrtare e klubit moldav ka publikuar një prononcim të këtij të fundit për ndeshjen.
“Nuk duhet të merremi me rezultatin e ndeshjes së parë. Futbolli është i paparashikueshëm, kështu që nga ekipi pres të luajmë për një tjetër fitore ndaj Teutës.
Të gjithë ata që luajtën në Shqipëri janë gati”, ka thënë trajneri ukrainas i ekipit moldav.