Lejohen vetëm 1100 tifozë në stadium!
Sfintuli u mposht me rezultatin 5-2 nga Partizani në sfidën e parë dhe kualifikimi për ta duket shumë i vështirë.
Megjithatë, klubi moldav nuk duket i dorëzuar dhe në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, u ka kërkuar tifozëve të mbështesin ekipin dhe të jenë optimistë për sfidën e kthimit.
Për shkak të masave anti-COVID, në stadium do të lejohen vetëm 1100 tifozë (30 % e kapacitetit).
Klubi moldav ka nxjerrë ditën e sotme në shitje edhe biletat për tifozët e interesuar. Çmimi i tyre për sfidën ndaj Partizanit është 15 lei (3 euro). Përballja Sfintul-Partizani, do të luhet duke filluar nga ora 20:00.